Urdhëri “sekret” që Trump po bëhet gati të firmosë për shtetësinë e emigrantëve

Tuesday, 30 October 2018 12:00

“Bloomberg” raporton se presidenti amerikan Donald Trump po planifikon të firmosë një urdhër ekzekutiv që do të heqë të drejtën e shtetësisë për bebet e emigrantëve pa letra në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Agjencia e njohur i referohet intervistës së dhënë nga presidenti amerikan për rrjetin HBO ku e ka konfirmuar një projekt të tillë. Por vetë rrjeti që ka intervistuar presidentin ngre pikëpyetje lidhur me këtë nismë, që mund të përballet me kundërshti ligjore pasi është e sanksionuar në Kushtetutë.

Amendamenti i 14 i Kushtetutës amerikane parashikon se “të gjithë personat e lindur dhe të natyralizuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë qytetarë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe të shtetit ku banojnë”.

Jo në pak raste, ka ndodhur që emigrantë apo vizitorë të ndryshëm kanë përfituar nga ky nen kushtetues ku lindja e fëmijës automatikisht shënon marrjen e shtetësisë amerikane për të.

Login to post comments