Infermieri vrasës serial, vrau 100 pacientë të tij

Tuesday, 30 October 2018 14:04

Një gjyq shumë i rëndësishëm ëshët duke u zhvilluar këtë periudhë në Gjermani. Një ish-infermier ka pranuar se ka vrarë 100 pacientë.

41-vjeçari Niels Hogel u dha doza fatale ilaçesh pacientëve nën kujdesin e tij, në dy spitale në veri të vendit. Ai akuzohet se ka vrarë 36 pacientë në Oldenburg dhe 64 në Delmenhorst mes viteve 1999-2005.

Kur u pyet në gjykatë nëse akuzat ndaj tij ishin të vërteta, Hogel pohoi të kishte vrarë pak a shumë të njëjtin numër. Kjo e bën 41-vjeçarin, vrasësin serial më të madh në Gjermaninë e pas luftës.

Login to post comments