Punonjësit e kërkimit dhe të shpëtimit në Indonezi besojnë se e kanë gjetur trupin e avionit të pasagjerëve të kompanisë Lion Air që u përplas në det me 189 persona në bordh dhe po përpiqen të konfirmojnë nga vje një sinjal “ping” nënujor. Kjo u njoftua zyrtarisht sot, të mërkurën, bën të ditur Reuters.
Kulla e humbi kontaktin me avionin me nr fluturimi JT610 i linjës ajrore indoneziane Lio Air, 13 minuta pasi Boeing 737 MAX 8 u ngrit nga pista herët mëngjesin e së hënës nga Xhakarta e po fluturonte në drejtim të Pangkal Pinang.
Asnjë person nuk ka shpëtuar.
Shefi i Ushtrisë së Indonezië , Hadi Tjahjanto tha për TV ONE se ai besonin fort se avioni ishte gjetur dhe zhytësit janë dërguar për të konfirmuar origjinën e sinjalit që ishte dëgjuar të martën në darkë vonë.
Duke folur nga bordi i anijes KRI Rigel, koloneli i marinës Haris Djoko Nugroho tha se një objekt 22 metra i gjatë ishte gjetur në thellësinë 32 metra dhe një sonar po përdorej për ta identifikuar atë krahas zhytësve që ishin dërguar