×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Bum kërkesash për pasaporta irlandeze

E mërkurë, 31 October 2018 15:24

Bum kërkesash për pasaporta irlandeze në Britaninë e Madhe, në sfondin e frikës për të të panjohurat për shkak të Brexit, shkruan e përditshmja britanike ”The Times” duke botuar të dhënat të përditësuara.

Këto kërkesa vijnë nga frika për lëvizje të lirshme dhe pa kufizime që mund të ndodhin pas formalizimit të divorcit me Brukselin.

Kërkesat i ka marrë në veçanti ambasada e Dublinit në Londër (të gjithë britanikët me prindër ose gjyshër irlandezë kanë të drejtë për pasaportë) ku, pas referendumit të 2016 u bënë 150 000 aplikime dhe pothuajse 45 000 vetëm në gjashtë muajt e parë të këtij viti.

Shkaku i aplikimeve për pasaportë ka të bëjë me faktin se ekziston frika mbi hipotezën e një Brexit traumatik, pa negociata me BE.

Ndërsa gazeta tjetër britanike ”The Guardian” vë në dukje se, sipas parashikimeve nga agjencia e vlerësimit ”Standard and Poor’s”, asnjë marrëveshje nuk do të shkaktonte recesion në Britaninë e Madhe. /ATSH

Login to post comments