‘Balena blu’, rishfaqet loja e rrezikshme

Premte, 02 November 2018 10:54

Është shfaqur sërish në Itali loja e rrezikshme virtuale "balena blu". Policia italiane e qytetit të Barit ka ndërhyrë në ndihmë të një adoleshenteje, e cila kishte arritur në nivelin e 30 ndër 50 nivelet që "blu ëhale" nxit lojtarët deri në vetëvrasje.

Kanë qenë mikeshat e saj të cilat denoncuar gjendjen e rëndë psikologjike në të cilën ndodhej adoleshentja bareze që shumë shpejt po ngjitej më nivelet më të larta të kësaj loje.

Me ndihmën e një psikologu, adoleshentja italiane ka rrëfyer gjithçka. Në celularin e saj policia ka gjetur komunikime nga chat-e të shumta e fotografi që dëshmojnë gjëndjen e rëndë psikologjike të saj.

Prindërit e adoleshentes nuk ishin aspak në dijeni të situatës që po kalonte vajza e tyre. Ata  kanë pohuar se kanë vënë re se së fundmi ajo kalonte gjithnjë e më shumë kohë në celular si dhe disa shenja prerje në krah që vajza i ka justifikuar si gërvishtje nga macja e shtëpisë.

Duke ndjekur gjurmët e lojtarëve virtualë të kësaj loje të gjetura në celularin e adoleshentes, policia ka shtrirë hetimet në 13 rajone të tjera italiane dhe kanë marrë në pyetje mjaft minorenë të moshës 12 -15 vjeç, duke vërtetuar pjesëmarrjen aktualisht në këtë lojë të 4 prej tyre të cilët ishin nën kujdestarinë e adoleshentes nga Bari.

Policia italiane po vazhdon hetimet për zbardhjen e "kujdestarit" kryesor të kësaj loje që e ka ringjallur përsëri në Itali "balenën blu".

50 rregullat kurth që duhet të ndjek adoleshenti për t'u bërë një balenë blu përfshijnë çdo ditë lojëra psikologjike që e çojnë në një depresion të vërtetë si zgjimi në orën 4.20 minuta të mëngjesit, video e muzikë horror dërguar nga kuratorët e lojës, prerja sipërfaqësore e venave me brisk, prerja në lëkurë me brisk e fjalëve "unë jam një balenë", sfida të ndryshme misterioze e me radhë deri në ditën e 50 ku adoleshenti urdhërohet të hidhet nga kati më i lartë i ndërtesës më të lartë të qytetit ku jeton.

Policia italiane në portalin e saj zyrtar në internet ka vënë në dispocion të qytetarëve një shërbim online për të denoncuar fenomenin e lojës tragjike "balena blu".

Me këtë shërbim me anë të një butoni të emërtuar "Stop Blue Ëhale", jepet informacion mbi mënyrën e zhvillimit të kësaj loje, këshilla praktike për prindërit e fëmijët si dhe denoncimin e rasteve të dyshuara.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...