SHBA rinovon të gjitha sanksionet ndaj Iranit

Hënë, 05 November 2018 10:09

SHBA-të kanë rinovuar të gjitha sanksionet ndaj Iranit, të cilat u shfuqizuan më parë pas arritjes së marrëveshjes ndërkombëtare rreth programit bërthamor të Iranit, raporton Anadolu Agency (AA).

Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo dhe Sekretari amerikan i Thesarit, Steven Munchin javën e kaluar njoftuan se nga sot përsëri hyjnë në fuqi sanksionet në lidhje me sektorin energjisë, ndërtimit të anijeve, transportin dhe sektorin financiar të Iranit.

Kjo është faza e dytë e rinovimit të sanksioneve ndaj Iranit pasi presidenti i SHBA-së Donald Trump lëshoi ​​një vendim në maj të këtij viti për t’u tërhequr nga marrëveshja ndërkombëtare e programit bërthamor të Iranit.

Administrata e Trumpit përmes sanksioneve ushtron presion mbi autoritetet iraniane nga të cilat kërkon përmbushjen e listës prej 12 kërkesave për heqjen e sanksioneve.

Washingtoni zyrtar sot ka vendosur në listën e zezë edhe 700 persona të tjerë juridikë dhe fizikë nga Irani ndërsa qëllimi kryesor i qeverisë amerikane është që të ulë ndjeshëm eksportet e gazit të Iranit.

Marrëveshja bërthamore e Iranit u arrit mes grupit i cili, përveç SHBA-së përbëhej edhe nga katër anëtarë të tjerë të përhershëm të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, Franca, Kina, Rusia, Britania e Madhe si dhe Gjermania.

Të gjithë nënshkruesit e tjerë respektojnë zbatimin e marrëveshjes dhe kritikojnë tërheqjen amerikane.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...