155 ditë not rreth Britanisë së Madhe

Hënë, 05 November 2018 11:27

Një 33-vjeçar nga Britania e Madhe ka vendosur rekordin më të ri të qëndrimit në ujë. Ros Edgley arriti të notonte 1780 milje përreth Britanisë së Madhe. Edgley u nis më 1 Korrik nga Kentowni dhe për 155 ditë nuk ka prekur tokën, duke notuar gati 12 orë në ditë.

Në miljen e fundit, përpara se të arrinte në Margate, 33-vjeçari u arrit nga 300 notarë të tjerë. Gjatë rrugës së tij, Edgley u përball me shumë sfida, si uji i ftohtë, stuhitë dhe kandilat e detit. Pasi mbërriti në breg, ai shfaqi probleme të theksuara me shpatullën dhe gjuhën, e cila ishte dëmtuar për shkak të qëndrimit në ujë të kripur për një kohë të gjatë.

Megjithatë 33-vjeçari është shprehur për BBC se ishte gati për sfida të tjera, ndërsa shtoi se do t’i duhej pak kohë për t’u mësuar me ecjen. Edgley është aktualisht në librin Guinness, pasi ngjiti një lartësi të barabartë sa mali Everest për 19 orë, në Prill të 2016-ës.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...