Mahnitëse: Kalaja e Londrës ndriçohet në kujtim të Luftës së Parë Botërore

Hënë, 05 November 2018 13:18

Rreth 10 mijë burime flakësh të vogla u ndezën në Kalanë e Londrës për ta shënuar përfundimin e Luftës së Parë Botërore. Ceremonia filloi kur një flakadan u hodh nga kulla në ujin që e rrethon kalanë, me ç’rast lëshoi shumë tym. Përfaqësuesit e Forcave të Armatosura dhe vullnetarët e përdorën flakën për t’i ndezur rreth 10 mijë flakadanë të vegjël të vendosur rreth mureve të kalasë.

Balraj Dhanda nga Forcat Mbretërore ishte në mesin e vullnetarëve. “Mendoj se kjo ceremoni krijon atmosferën e duhur që të gjithë njerëzit t’i krijojnë përshtypjet e veta personale për këtë ngjarje”, tha ai. Shumë spektatorë u tubuan për ta parë spektaklin, i cili u përcoll nga tinguj të veçantë të muzikës korale dhe me sonetet e shkrimtares Mary Borden kushtuar ushtarëve. Përveç kësaj, nga të gjithë të pranishmit u mbajt një minutë heshtje.

“Ajo që është e veçantë rreth kësaj ngjarjeje është se kjo ka domethënie të shumëfishtë”, tha Dick Harrold, mbikëqyrës i Kalasë së Londrës. “Mesazhi me zë nuk ka të bëjë shumë me ata që humbën jetën në atë luftë, por më tepër me ata që mbijetuan dhe u prekën nga lufta”, shtoi ai. 

Përgatitjet për këtë shënim të përvjetorit filluan që para katër muajsh, me ç’rast dy skulptura që janë me motive nga kjo luftë janë shfaqur nëpër qytete të ndryshme në tërë Britaninë e Madhe. Ceremonia me flakadanë do të përsëritet çdo natë deri më 11 nëntor, kur shënohet “E diela e Përkujtimit”, që paraqet zyrtarisht ditën kur Lufta e Parë Botërore mori fund, shkruan “The Guardian”.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...