ShBA: Irani të ndryshojë kurs, ose të shohë ekonominë tek i shkatërrohet

Hënë, 05 November 2018 23:01

Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, paralajmëroi se Shtetet e Bashkuara do të ushtrojnë presion "të pamëshirshëm" ndaj Iranit nëse ai nuk e ndryshon "kursin e tij revolucionar".

Ai i bëri këto komente disa orë pasi administrata e presidentit amerikan, Donald Trump, riktheu mbi Iranin të gjitha sanksionet që janë hequr me marrëveshjen bërthamore të vitit 2015.

Presidenti i Iranit, Hassan Rohani, duke folur me një ton sfidues, tha se vendi i tij "do të vazhdojë shitjen e naftës".

Pompeo u tha gazetarëve se "regjimi iranian ka një zgjidhje: Të bëjë një kthesë 180 gradë nga kursi i tij i jashtëligjshëm dhe të veprojë si një vend normal, ose mund të shohë shkatërrimin e ekonomisë së tij".

Pompeo tha se mbi 20 vende i kanë ndërprerë importet e naftës nga Republika Islamike dhe se eksportet e saj kanë rënë për një milion fuçi në ditë.

Vendet evropiane që janë ende pjesë e marrëveshjes së vitit 2015, kanë thënë se do t'i ndihmojnë bizneset t'i anashkalojnë sanksionet.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...