Italia rrezikon sanksione, Moscovici: Ka një javë kohë për të ndryshuar buxhetin

Tuesday, 06 November 2018 14:06

Komisioneri për çështjet ekonomike i Bashkimit Europian, Pierre Moscovici, tha se Europa mund të vendosë sanksione ndaj Italisë, nëse nuk arrihet një marrëveshje për buxhetin e vitit të ardhshëm.

Muajin e kaluar, Komisioni Europian, refuzoi planin e shpenzimeve të Italisë, duke thënë se thyen rregullat fiskale të bllokut dhe mund të rrisë më tej nivelin e madh të borxhit në vend.

Moscovici tha se nuk është marrë një vendim ende, për shkak se Italia ka ende 1 javë kohë për të ndryshuar planet e shpenzimeve përpara afatit të 13 Nëntorit, por shtoi se vendi do të përballet me pasoja nëse nuk i bindet rregullave të Bashkimit Europian.

“Unë kërkoj dialog me Italinë, por sanksionet mund të aplikohen, nëse nuk arrihet një marrëveshje me vendin. Në datën 13 Nëntor, ne presim një përgjigje të saktë nga Qeveria italiane.”

Ministri italian i Financave, Giovanni Tria, përsëriti në nisje të javës se buxheti nuk do të ndryshojë dhe këmbënguli se rritja e deficitit në vitin 2019, nuk do të rrisë nivelin e borxhit, që kalon 130% në raport me Produktin e Brendshëm Bruto.

Zyrtarët e Bashkimit Europianë kanë bërë të ditur se nëse nuk ka ndryshim, Komisioni me shumë gjasa mund të reagojë në datën 21 Nëntor, duke publikuar një raport për borxhin e vendit, që do të jetë hapi i parë i procedurave të disiplinës kundër Italisë.

Brukseli mund të kërkojë një afat për Italinë, që të ndërmarrë hapa për të ulur borxhin dhe pastaj të vijojë me një gjobë prej rreth 0.2% të PBB, ndalimin e fondeve nga BE si dhe monitorim të ashpër nga Komisioni dhe Banka Qendrore Europiane, duke dhënë detyra të ngjashme me Greqinë.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...