Mbi 2000 migrantë të vdekur në Mesdhe nga janari

Tuesday, 06 November 2018 20:00

Më shumë se 2000 emigrantë dhe refugjatë kanë vdekur që prej janarit gjatë kalimit në Mesdhe, që kishin destinacion Evropën, njoftoi sot OKB-ja, duke sqaruar se më shumë se gjysma e tyre vdiqën në përpjekje për të shkuar në Itali.

Një zëdhënës i Komisariatit të Lartë për refugjatët në OKB (UNHCR) Charlie Yaxley gjatë një konference shtypi të mbajtur në Gjenevë deklaroi se “rreth 105 000 azilkërkues dhe emigrantë kanë mbërritur deri më sot në Evropë dhe numri i jetëve të humbura në Mesdhe ka tejkaluar shifrën e 2 000 personave”, shkruan ATSH.

Këto të dhëna janë në rënie në raport me vitet e fundit.

Një zëdhënës i Organizatës Ndërkombëtare për Emigrantët (ONM), Joel Millman sqaroi se “ky është viti i pestë radhazi që kalohet pragu i 100000 emigrantëve dhe refugjatëve”.

Login to post comments