Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar në një lokal në Los Angeles të SHBA-ve. Raportohet se mes të plagosurve ka dhe viktima. Një person i armatosur hyri në një club me emrin “Borderline” në Thousand Oaks dhe hapi zjarr me një armë automatike. Dëshmitarët pohojnë se kanë dëgjuar rreth 30 të shtëna. Për t’i shpëtuar plumbave disa prej klientëve u fshehën në tualetet e lokalit dhe disa të tjerë në çati,.
Policia u ka bërë thirrje qytetarëve që të qëndrojnë larg zonës ku ndodhi ngjarja, ndërkohë që ende nuk dihen detaje nga sulmi me armë.