Po hulumtonte në Google Earth, kur zbuloi aeroplanin e rrëzuar në det

E Enjte, 08 November 2018 11:21

Një baba po “hulumtonte” në imazhet satelitore të Google Earth, kur papritmas gjeti një aeroplan që ishte rrëzuar në det në Skoci.

Robert Morton, 55-vjeç, ka arritur t’i gjej imazhet e kristalta të asaj që dukej si një aeroplan i zhytur në oqean në afërsi të Edinburgut.

Babai i tre fëmijëve nga Doncaster, e ka përshkruar zbulimin e tij si “të pabesueshëm dhe shumë të çuditshëm”.

“Dukej sikur aeroplani ishte në ujë”, ka deklaruar Morton. Sipas të dhënave të Google Earth, aeroplani ishte rrëzuar rreth nëntë milje larg aeroportit të Edinburgut.

“Nuk kam pasur rastin të dëgjojë që ndonjë fluturake është rrëzuar derisa po ngritej në ajër nga aeroporti i Edinburgut”, ka shtuar Morton. 

Login to post comments