FOTO/ Nuk lejohet të hyjë në muzeun e Luvrit nga veshja ekstravagante

E Enjte, 08 November 2018 20:43

Një blogere australiane thotë se nuk u lejua që të hynte në Muzeun e Luvrit në Paris pasi kishte një veshje shumë ekstravagante, sipas rojes.

Newsha Syeh e ndau eksperiencën e saj me 230 000 ndjekësit që ka në Instagram, së bashku me disa foto të veshjes.

 “Isha në Luvër dhe një roje më ndaloi të hyja për shkak të veshjes. Muzeu i Luvrit nuk ka një kod veshjeje në faqen e tij të internetit”, shkroi Newsha në Insta Story.

Luvri është muzeu më i madh i artit në botë dhe një monument historik në Paris. Ai mban brenda kryevepra të famshme, përfshirë Mona Lizën.

blog2

Login to post comments