Pothuajse çdo gjë shkoi në bazë të protokollit në ceremoninë e 100 vjetorit të armëpushimit të Luftës së Parë Botërore.
Liderët botërore që u mblodhën në Paris në disa raste dilnin edhe jashtë këtij protokolli, ndikuar edhe nga persona të shumtë që mund të takonin.
E thënë pothuajse pasi diçka e paplanifikuar ka ndodhur dhe me presidentin francez Emmanuel Macron, i cili po takonte një grua 100 vjeçare e lindur në po të njëjtin vit kur edhe kishte përfunduar lufta. Ajo ka thënë se takimi me Macron ka qenë i mrekullueshëm, dhe mezor po mbante lotët.
Në momentin kur po zhvillonin bisedën, gruaja e moshuar pyet kancelaren gjermane, Angela Merkel nëse ishte ajo ishte bashkëshortja e Macron.
Merkel u përgjigj në mënyrë shumë të sjellshme, duke i thënë se ishte kancelarja gjermane. Video e regjistruar nuk e fsheh as sikletin në fytyrën e Merkelit, ndërsa presidenti francez e ka marrë më me sportivitet të gjithë këtë situatë.