Mbytet varka me 15 emigrantë në Egje

Hënë, 12 November 2018 14:10

15 emigrantë në bordin e një anijeje u mbytën në bregun perëndimor të Turqisë në detin Egje’, ndërsa kërkimet për të mbijetuarit vazhdojnë, bëri të ditur roja bregdetare turke.

Autoritetet u alarmuan për aksidentin në bregun e Diklit, në provincën e Izmirit, pasi dy të mbijetuar arritën të notonin deri në breg.

Rojat bregdetare thanë në një deklaratë se 13 emigrantë, duke përfshirë tre fëmijë, rezultonin të humbur.

‘’Ishin 14 afganë dhe një qytetar iranian në barkë’’, theksuan rojat bregdetare duke cituar informacionin e të mbijetuarve.

Bregu i Dikilit është afër ishullit grek të Lesbos.

Emigrantët vazhdojnë ta përdorin Turqinë si një pikënisje kur përpiqen të mbërrijnë në Greqi, vend anëtar i BE.

Login to post comments