Hillary Clinton do kandidojë sërish në 2020?

Hënë, 12 November 2018 20:58

Dy herë kandidate demokrate për presidente, Hillary Clinton do të tentojë sërish në garën për president të SHBA-ve në zgjedhjet 2020-ës.

Lajmin e ka bërë me dije këshilltari i saj Mark Penn në një op-ed të publikuar në “The Wall Street Journal”, duke parashikuar se ish Zonja e Parë do të garojë sërish në 2020-ën.

Clinton herë pas here ka refuzuar të flasë kur është pyetur nëse do të kandidojë sërish. Por një një intervistë të fundit ajo u shpreh se “Do të dëshiroja të bëhesha Presidente”.

Një tjetër këshilltar i Clinton, Philippe Reines bëri të njëtin parashikim një muaj më parë ku u shpreh se ish Sekretarja e Shtetit është kandidatja më e përshtatshme për të mposhtur Donald Trump.

 “Bëhuni gati për Hillary Clinton 4.0. Më shumë se 30 vite në bërjen e këtij versioni të ri të zonjës Clinton, për zgjedhjet e vitit 2020”, shrkuan Penn.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...