Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan vazhdon të rrisë presionin ndaj Riadit lidhur me vrasjen e gazetarit Jamal Khashoggi në konsullatën saudite në Stamboll.
Të martën, gazeta pro-qeveritare turke Sabah publikoi imazhe me rreze x, të asaj që dyshohet të jetë valixhja e grupit saudit, ku dukeshin mjete për të vrarë gazetarin.
Një prokuror turk ka thënë se disidentin saudit Jamal Khashoggi e vranë menjëherë pasi hyri në konsullatën e Riadit në Stamboll dhe më pas trupi i tij u pre në copa.
Jamal Khashoggi hyri në konsullatën e Arabisë Saudite më 2 tetor për të marra disa dokumente që i duheshin për martesën e tij me shtetasen turke Hatice Cengiz, i cila e priste jashtë konsullatës. Nga ai moment gazetari saudit nuk u pa më.
Presidenti turk u ka kërkuar zyrtarëve sauditë të identifikojnë bashkëpunëtorin e supozuar turk, i dyshuar për groposjen e trupit të Jamal Khashoggit.