Portali serb KRSTARICA jep lajmin me burim nga media Politika se “ish-kryeministri maqedonas Gruevksi është futur në Budapest përmes Shqipërisë..”
Në lajmin e këtij portali shkruhet konkretisht se “Ish kryeministri maqedonas Nikola Gruevski hyri në Hungari nëpërmjet Shqipërisë, ku kërkoi azil”, duke ju referuar medisa së përditshme Politika.
Gazeta thotë se “Gruevski, duke përdorur një pasaportë të rreme, kaloi natën mbrëmë kufirin maqedonas-shqiptar dhe kështu ka mundur të arrijë ilegalisht në Tiranë”.
“Në Tiranë është pranuar në ambasadën e Hungarisë dhe në mëngjesin e të nesërmes është nisur me avionin e kompanisë hungareze "Malev" duke udhëtuar drejtëpërdrejtë nga Tirana në Budapest” shkruan e përditshmja serbe.
"Politika" thotë se “ekuipazhi nuk e dinte se kush ishte pasagjerin me kapelë dhe syze dielli që nuk e kishte hequr në aeroplan.. Ajo shton se në momentin kur vendimi i dënimit me dy vjet burg për Gruevskin hyri Gruevski ishte tashmë në Budapest…”
Zyra e Kryeministrit hungarez Viktor Orban konfirmoi dje se Gruevski kishte paraqitur një kërkesë për azil në zyrën hungareze të emigracionit, duke kërkuar statusin e refugjatit.
Burimi/https://www.krstarica.com/vesti/politika/politika-gruevski-preko-albanije-usao-u-madjarsku/