Vdesin 22 persona nga shpërthimi në një fabrikë kimike në Kinë

E mërkurë, 28 November 2018 12:01

Të paktën 22 persona kanë vdekur dhe më shumë se 22 të tjerë janë lënduar në një shpërthim që ndodhi jashtë një fabrike kimike në veri të Kinës. Raportohet se një kamion i ngarkuar me lëndë kimike eksplodoi përderisa po priste që të hynte në fabrikë.

Në disa pamje të publikuara, shihen disa vetura dhe kamionë të djegur tërësisht nga shpërthimi. Qyteti kinez ku ndodhi shpërthimi, Zhangjiakou, pritet të jetë vendi ku do të mbahen disa ngjarje të Lojërave Olimpike Dimërore të vitit 2022. Shpërthimi ndodhi 41 minuta pas mesnatës, 200 kilometra në veriperëndim të Pekinit. Zyrtarët e qytetit thanë se 38 kamionë dhe 12 vetura janë përfshirë nga flakët.

Zyrtarët e fabrikës deklaruan se e kanë ndërprerë procesin e prodhimit. Pavarësisht rritjes së madhe ekonomike, Kina përballet me probleme në sigurinë industriale dhe shpërthimet e tilla janë mjaft të shpeshta. Në korrik të këtij viti, të paktën 19 veta kishin vdekur në një shpërthim të ngjashëm në qytetin Sichuan. Ndërkaq, në vitin 2015 kishin vdekur 173 persona nga një shpërthim kimik, shkruan “BBC”. 

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...