Rusia “rrethon” Ukrainën, Poroshenko firmos ligjin ushtarak

E mërkurë, 28 November 2018 21:10

Konflikti mes Rusisë dhe Ukrainës tashmë është përshkallëzuar me matjen e forcës ushtarake.

Presidenti ukrainas, Petro Poroshenko ka deklaruar se ka një rrezik që vendi të shkojë drejt një lufte të vërtetë.

Ai shprehet se numri i njësive luftarake ruse në kufirin me Ukrainën është rritur në mënyrë dramatike në orët e fundit, ku prezenca e tankeve ruse është trefishuar.

Në përgjigje të manovrës ushtarake ai firmosi hyrjen në fuqi të ligjit ushtarak.

Përshkallëzimi i situatës erdhi pasi tre ditë më parë pala ruse kapi tre anije ukrainase dhe ekuipazhin e tyre që po lundronin në brigjet e Detit Azov, afër Krimesë.

Pas kësaj, Gjykata ka urdhëruar dënimin me 60 ditë burg për një pjesë të ekuipazhit të akuzuar për tejkalim të ujërave territorialë, ndërsa pjesëtarët e tjerë do të gjykohen këtë të mërkurë.

Por tashmë situata ka kaluar konfliktin mes dy shteteve.

Presidenti amerikan Donald Trump ka paralajmëruar se mund të anulojë takimin me homologun rus, Vladimir Putin, pas zhvillimeve të fundit.

Dy krerët e shteteve pritet të takohen në rrjedhën e samitit G20 që mbahet të premten në Buenos Aires, por Kremlini konfirmoi të mërkurën se nga kolegët amerikanë nuk kanë informacion për një tërheqje të mundshme nga takimi.

Në ditët e fundit, Departamenti Amerikan i Shtetit, por edhe diplomatë europianë, i kanë dënuar veprimet e Kremlinit si një përshkallëzim i rrezikshëm i situatës, dhe kanë paralajmëruar me sanksione të reja kundër Rusisë.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...