Flukset migratore në 10-mujor: Rriten kalimet e emigrantëve përmes rrugës në Shqipëri

Premte, 30 November 2018 15:33

Në shtatë muajt e parë të vitit 2018, numri i kalimeve të parregullta kufitare në BE përmes katër rrugët kryesore të migracionit ra me 31 për qind nga një vit më parë, në rreth 118 900.

Kjo shifër e bërë publike në raportimin më të fundit të Frontex, agjencisë Europiane për Kufijtë tokësore dhe bregdetarë, tregon se ulja e rrjedhës migratore ka ardhur kryesisht për shkak të presionit të ulët migrator në rrugën Mesdhetare Qendrore.

Në tetor, rreth 16 000 kalime të paligjshme kufitare janë zbuluar në rrugët kryesore të migracionit në BE, afër shifrës nga muaji i njëjtë i vitit të kaluar.

Sa i përket Shqipërisë, vijon të jetë udhë kryesore kalimi emigrantësh, madje, sipas Frontex, ka pasur rritje fluksi në muajin korrik. Rruga paralele nëpërmjet Shqipërisë, Malit të Zi dhe Bosnjës dhe Hercegovinës ka parë rritje të presionit migrator.

Mesdheu Perëndimor

Muajin e kaluar, rruga migratore e Mesdheut Perëndimor përbën gati 60% të të gjitha zbulimeve të kalimeve të paligjshme të kufirit në BE. Numri i emigrantëve që arritën në Evropë nëpërmjet kësaj rruge arriti në 9 400 në tetor, më shumë se dyfishi i numrit të të njëjtit muaj të vitit të kaluar. Në dhjetë muajt e parë të 2018, afro 45 900 migrantë të parregullt arritën përmes rrugës Mesdhetare Perëndimore, më shumë se dyfishi i shifrës nga e njëjta periudhë një vit më parë.
Shtetasit e Marokut, Guinea dhe Mali llogariten për numrin më të madh të emigrantëve të parregullt që kalojnë këtë rrugë këtë vit.

Mesdheu Lindor

Në tetor, numri i migrantëve të parregullt që merrnin rrugën e Mesdheut Lindor ishte 5 700, pothuajse e njëjtë si në tetor 2017. Për shkak të një rritje të konsiderueshme të kalimeve të paligjshme në muajt e fundit në kufirin tokësor me Turqinë, në rrugën e Mesdheut Lindor në dhjetë muajt e parë të vitit u rrit me 37% në rreth 47 100. Rritja në kufirin e detit ishte më e ulët.
Numri më i madh i emigrantëve në këtë rrugë deri tani këtë vit ishin shtetas të Sirisë dhe Irakut, edhe pse për të dytin muaj rresht, afganët llogariten me numrin më të madh.

Mesdheu qendror

Numri i emigrantëve që vinin në Evropë nëpërmjet rrugës Mesdhetare Qendrore në tetor ra në rreth 800, duke zbritur 87% nga tetori i vitit 2017. Numri i përgjithshëm i emigrantëve të zbuluar në këtë rrugë në nëntë muajt e parë të vitit 2018 ra në rreth 21 600, më pak se një vit më parë.

Deri më tani këtë vit, Tunizianët dhe Eritreasit ishin dy kombësitë më të përfaqësuara në këtë rrugë, së bashku duke përbërë më shumë se një të tretën e të gjithë emigrantëve të zbuluar atje. Ata u ndoqën nga shtetasit e Sudanit, Pakistanit dhe Nigerisë.

Ballkani Perëndimor

Rruga kryesore migratore në Ballkanin Perëndimor nga Serbia në Hungari dhe Kroaci vazhdon të shohë një numër të vogël migrantësh të parregullt. Megjithatë, një rrugë paralele nëpërmjet Shqipërisë, Malit të Zi dhe Bosnjës dhe Hercegovinës, si dhe nga Serbia në Bosnje Hercegovinë, ka parë presion të vazhdueshëm migrues.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...