A do të ketë takim Trump-Putin gjatës samitit G-20 ?

Premte, 30 November 2018 17:54

Autoritetet ruse njoftuan të premten se presidenti Vladimir Putin do të ketë një takim të shkurtër me Presidentin amerikan Donald Trump gjatë takimit të G-20-s, që mbahet në Buenos Aires të Argjentinës.

Por një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë tha se "nuk ka asnjë takim të planifikuar," si përgjigje rreth komenteve të një zëdhënësi të Kremlinit sipas të cilit mes dy udhëheqësve do të zhvillohej një takim "spontan" në ambjentet ku mbahet takimi i G-20s.

Megjithatë, përgjigjja e zyrtarit amerikan, e lë të hapur mundësinë se mund të zhvillohet një takim i paplanifikuar.

Të enjten, Presidenti Trump njoftoi anulonte takimin e tij të planifikuar me udhëheqësin rus lidhur me konfiskimin nga Rusia të tre anijeve ukrainase dhe anëtarëve të ekuipazheve të tyre në rajonin e Detit të Zi.

Anulimi i paralajmëruar erdhi disa orë pasi ish-avokati i presidentit Trump, Michael Cohen, pranoi fajësinë se kishte gënjyer Kongresin rreth një marrëveshjeje në fushën e pasurive të patundshme të zotit Trump në Rusi.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...