Një burrështetas i madh dhe patriot/ Letra e mrekullueshme e Bush për Clinton

Saturday, 01 December 2018 11:57

Një letër e shkruar me dorë që Presidenti republikan George H.W. Bush i la paraardhësit demokrat Bill Clinton pas humbjes në zgjedhjeve të vitit 1992.

Shembulli i vërtetë i burrështetasit. "Suksesi juaj tani është sukses i vendit tonë" i shkruante Bush pasardhësit në zyrën Ovale në letrën që daton më 20 janar të vitit 1993 ku i jep edhe një këshillë.

"I dashur Bill! Kur hyra në këtë zyrë për herë të fundit, ndjeva të njëjtën ndjenjë mrekullie dhe respekti si ajo që ndjeva 4 vjet më parë kur hyra për të parën herë. E di që edhe ti ndjen të njëjtën gjë.

Unë të uroj lumturi gjatë qëndrimit tënd këtu. Unë kurrë nuk e ndjeva vetminë në Shtëpinë e Bardhë, ashtu siç e kanë përshkruar disa prej paraardhësve tanë. Do të kesh kohë shumë të vështira, do të përballesh me kritika të ashpra që ndoshta ti mendoj se nuk janë të drejta.

Unë nuk jam aq i mirë për të dhënë këshilla: Por mos lejo kurrë kritikët të të vënë poshtë apo të ndryshojnë kursin tënd! Ti do të jesh presidenti i Amerikës dhe i imi kur të lexosh këtë letër.

Unë të uroj gjithë të mirat! I uroj gjithë të mirat edhe familjes tënde. Suksesi yt tani është suksesi i të gjithë vendit tonë. Unë mbështetem tek ti. Paç fat ! George!"

Lënia e letrës në zyrë për pasardhësit është një ritual në Shtëpinë e Bardhë.

73c1a818 bcf7 43c0 9e64 9c23b23b82c3

Modifikuar më Saturday, 01 December 2018 11:58
Login to post comments

Lajmet e fundit

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...