jë pallat në Bolonja është përfshirë nga flakët gjatë ditës së sotëm dhe për pasojë dy persona kanë humbur jetën si dhe dy të tjerë janë në gjendje të rëndë.
Siç raportojnë mediat italiane, nga tymi janë asfiksuar të paktën 40 persona, ku dy prej tyre ndodhen në gjendje të rëndë.
Policia, grupi hetimor, përfshirë edhe zjarrfikëset ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për qetësimin e situatës. Personat që shfaqën shenja asfiksie janë dërguar me urgjencë në spital për të marrë ndihmën mjekësore.