“Allahu Akbar”. Sipas BBC kështu ka bërtitur njeriu i armatosur para se të kryenete sulmin në një treg Krishtlindjesh në Strasburg. Nga ky sulm 3 persona u vranë dhe dymbëdhjetë të tjerë u plagosën, gjashtë prej tyre ndodhen në gjendje të rënë.
I dyshuari kryesor i kësaj ngjarjeje të është Cherif Chekt. Ai është i njohur për autoritetet si dikush që u radikalizua në burg.
29-vjeçari ishte armatosur me një armë dhe një thikë dhe iku nga zona e sukit me një taksi.
Sulmuesi i ishte mburur shoferit të taksisë se kishte vrarë 10 veta deri më tani. Katër persona të lidhur me të dyshuarin janë arrestuar gjatë natës në Strasburg.