Referendum i dytë, May: Do të thyente besimin e britanikëve”

Hënë, 17 December 2018 10:40

Kryeministrja britanike, Theresa May pritet të paralajmërojë se mbajtja e një tjetër referendumi lidhur me Bashkimin Evropian “do të thyente besimin me popullin britanik”.

 

Ish-kryeministrat britanikë, John Major dhe Tony Blair janë vetëm dy prej personave që kanë bërë thirrje për mbajtjen e një referendumi të ri, nëse deputetët nuk gjejnë gjuhë të përbashkët.

Pas këtyre deklaratave, May ka thënë të dielën se përkrahja që i ka dhënë Blair një tjetër referendumi është “ofendim ndaj zyrës që ka drejtuar më parë” dhe ka rrezikuar dëmtimin e negociatave për Brexit.

Këtë të hënë, May pritet të argumentojë se një gjë e tillë do të “dëmtojë integritetin e politikave tona”.

Ajo ka shtyrë javën e kaluar votimin për planin e saj të Brexitit, duke e pranuar se ai do të ishte refuzuar nga shumica.

Kryeministrja britanike pritet të njoftojë deputetët britanikë më vonë gjatë ditës lidhur me detajet e samitit të Këshillit Evropian, të mbajtur javën e kaluar, në të cilin May u ka bërë thirrje liderëve evropianë për t’i ndihmuar në arritjen e një marrëveshjeje.

Mirëpo liderët evropianë i kanë treguar asaj se marrëveshja për largimin e Britanisë nga BE-ja “nuk është e hapur për rinegociim”, ndonëse janë të mundshme disa sqarime shtesë.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...