Tunizi, ‘Pranvera Arabe’ përkujtohet me protesta

Hënë, 17 December 2018 14:58

Tunizia ka festuar sot 8-vjetorin e një revolucioni që frymëzoi të tjerët në të gjithë rajonin dhe u bë i njohur si ”Pranvera Arabe”.

Më 17 dhjetor 2010, shitësi i rrugës Mohamed Bouazizi u vetëdogj në shenjë proteste duke çuar në një kryengritje popullore dhe rrëzimin e presidentit Zine El Abidine Ben Ali.

Suksesi i këtij revolucioni ndihmoi në nxitjen e vendeve të tjera arabe. Por, tetë vjet më vonë, shumë nga shpresat e tunizianëve të rinj të cilët morën pjesë në ato ditë mbetën të paplotësuara, sidomos në lidhje me punësimin dhe dinjitetin për rajonet më të varfra.

Sindikatat dhe partitë majtiste kanë njoftuat në një konferencë shtypi, javën e kaluar, se protestat do të fillojnë sot nga Kassrine, në Tunizinë Perëndimore kundër rritjes së çmimeve dhe korrupsionit të qeverisë dhe do të shtrihen në të gjithë vendin.

“Kjo iniciativë ka karakter ekonomik dhe social. Ajo ka për qëllim të përfaqësojë të varfrit dhe të pa mbrojturit”, tha Riyad Jarad, themelues i fushatës.

Të premten, autoritetet e Tunizisë kapën mbi 50 000 jelekë të verdhë, që ishin importuar ligjërisht, por policia tha se ishin të destinuara për shpërndarje në protestat e planifikuara në janar. (ATA)

Login to post comments

Lajmet e fundit

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...