Spanjë, gjenden 11 emigrantë të vdekur

E Enjte, 20 December 2018 14:02

Skuadrat e shpëtimit në Spanjë gjetën 11 emigrantë të vdekur në një varkë jashtë bregut jugor të vendit ndërsa shpëtoi 33 pasagjerë të tjerë, një prej të cilëve humbi jetën më vonë. Të gjithë ishin emigrantë nga Afrika informon Associated Press.

Mes viktimave janë dhe dy gra, njëra prej tyre shtatzënë. Ekipet e shpëtimit kërkuan përreth 18 km ndërsa varka u zbulua në orët e para të së enjtes (20 dhjetor) në lindje të Gjibraltarit.

29 burra dhe gra ishin ende në bord, ndërsa një prej tyre, burrë, humbi jetën në spitalin e Almeria. Ekipet e shpëtimit thanë se po kërkojnë më për 3 varka të tjera, të cilat kanë gati 55 emigrantë secila.

Sipas OKB-së  më shumë se 61 mijë emigrantë janë larguar nga dhuna dhe varfëria drejt Spanjës që prej janarit 2018 dhe 55 mijë prej tyre kanë shkuar në Spanjë me det.

Login to post comments