SHBA-ja dhe Meksika u angazhuan për investime të rëndësishme në Amerikën Qendrore dhe në jug të Meksikës, në një përpjekje për të ulur numrin e emigrantëve që i largohen mjerimit dhe dhunës.
Administrata e Donald Trump, që e ka shndërruar luftën kundër emigrantëve klandestinë në një prej prioriteteve të tij, premtoi se do të mbështesë presidentin e ri meksikan, Andres Manuel Lopez Obrador në përpjekjen e tij për të zhvilluar Amerikën Qendrore.
“Overseas Private Investment Corporation” (OPIC), institucioni për ndihmë dhe zhvillim amerikan me destinacion sektorin privat, është gati të mbështesë me 2,5 miliardë dollarë investime të reja, njoftoi Departamenti amerikan i Shtetit.
“OPIC do të angazhoj gjithashtu dy miliardë shtesë për jugun e Meksikës, pjesa më e varfër e vendit”, sipas Departamentit amerikan të Shtetit.
Sipas këtij departamenti, OPIC është duke zhvilluar projekte për një shumë prej 2,8 miliardë dollarësh në Meksikë dhe një miliardë dollarë, që prej vitit të kaluar, në të ashtuquajturin “Trekëndëshi i Veriut”.
Ky lajm vjen në një kohë kur karvani i emigrantëve ka mbërritur në kufirin amerika, ku iu është ndaluar të kalojnë. Para disa ditësh, një vajzë 7-vjeçare humbi jetën në qelitë e parabjrgimit pasi së bashku me babain u përpoqën të kalonin kufirin amerikan por u arrestuan nga trupat amerikane të vendosura në kufi.