Aeroportet më të mëdha të Gjermanisë kanë shtuar masat e sigurisë pasi janë vërejtur në Stuttgart katër persona, të dyshuar si terroristë.
Policia thuhet të jetë duke kërkuar për një djalë dhe baba nga North Rhine-Westphalia dhe dy të tjerë që po bënin fotografi nga terminalet dhe pista e aeroportit.
Detajet e të dyshuarve u janë dërguar policisë gjermane nga shërbimi sekret i Marokut, shkruan BBC.
Policia tha se janë shtuar forcat e sigurisë në aeroportet gjermane për të shmangur ndonjë tragjedi.
Kjo masë sigurie vjen një javë pas një sulmi terrorist përtej kufirit në Francë.
Tre vetë u vranë nga Cherif Chekatt pranë në një qendër Krishtlindjesh në Strasburg, që është rreth 150 km nga Stuttgart.