Të paktën 5 persona kanë vdekur dhe 30 janë plagosur, pasi një tren është përplasur me një autobus në Nish të Serbisë.
Policia ka thënë se dyshohet se shkak i aksidenti të ketë qenë shpërqendrimi i shoferit të autobusit që transportonte nxënës të një shkollë.
Doktorët në qytetin Nish kanë thënë se dy nga të plagosurit po luftojnë për jetën, për shkak të plagëve të marra.
Përplasja ka qenë e fuqishme, ndërsa autobusi është ndarë thuajse në dy pjesë.