Trump-djalit 7 vjeçar: A beson në Santa Claus?

Tuesday, 25 December 2018 11:36

Janë disa pyetje që askush nuk duhet ti bëjë, të tipit: Çfarë bën ky buton i kuq? ” “Çfarë thonë njerëzit për mua?” “A besoni në Santa Claus?”

Tani ne të gjithë e dimë se Santa Claus ekziston. Por për ndonjë arsye, presidenti amerikan hodhi dyshim mbi këtë, kur foli me një fëmijë në prag të Krishtlindjes.

Kjo ndodhi në dhomën e ngrënies së presidentit në Shtëpinë e Bardhë. Donald Trump dhe gruaja e tij Melania morën telefonata nga fëmijët amerikanë, teksa çifti ishte ulur përkrah njëri-tjetrit nën dy pemë të Krishtlindjeve.

Të gjithë fëmijët që telefonoheshin kishin shkruar tek Norad, agjencia qeveritare që gjurmon lëvizjet e Santas në mbarë botën për Krishtlindje ,agjenci që ende funksionon pavarësisht nga mbyllja e pjesshme e qeverisë.

Disa nga këta fëmijë u telefonuan nga Trump dhe gruaja e tij, dhe në sajë të raportimit të gazetarit Kevin Diaz, ne dimë pak nga ajo çfarë ka thënë Presidenti në këto biseda.

Kështu Diaz raportoi: Trump komunikon me një fëmijë me emrin Coleman: “Përshëndetje, ti je Coleman? Gëzuar Krishtlindjet, si je, sa vjeç je? Shkon mirë në shkollë? A beson ende në Santa?

Pamjet e incidentit që qarkullojnë në mediat sociale tregojnë zotin Trump që pastaj i thotë djalit: “Sepse në moshën 7 vjeçare, kjo është e parëndësishme apo jo? ”

Përgjigja e Coleman nuk është e qartë. Dhe as nuk është e qartë pse presidenti Trump e bëri këtë pyetje të veçantë, sepse sigurisht, Santa ekziston përtej mosmarrëveshjeve.

Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...