Vetëm disa ditë pasi mori detyrën e guvernatores së qytetit të Pueblas në Meksisë, Marta Erika Alonso humbi jetën pasi helikopteri në të cilin po udhëtonte u rrëzua. Burri i saj, senatori Rafael Moreno Valle dhe dy pilotët gjithashtu humbën jetën, raporton BBC.
Raportet thonë se ka pasur një pasagjer të tretë në bord, i cili gjithashtu vdiq.
Zonja Alonso u bë guvernatorja e parë femër e Puebla-s pas votimeve të diskutueshme. 45-vjeçarja ishte anëtare i partisë PAN të qendrës së djathtë.
Vdekjet e guvernatores dhe burrit të saj u konfirmuan nga presidenti i ri i Meksikës, Andres Manuel López Obrador. Ai tha se do të fillojë një hetim për të vendosur “të vërtetën” për atë që shkaktoi rrëzimin.
Zyrtarët meksikanë më vonë thanë se besonin se helikopteri u rrëzua pas një defekti të paspecifikuar pranë Puebla-s, qytetit të dytë më të madh të Meksikës. /REL/