Një tërmet është regjistruar paraditen e sotme në Greqi, ku lëkundjet kanë qenë me magnitudë 4.1. Sipas Institutit të Gjeodezisë dhe Observatorit Kombëtar të Athinës, tërmeti ka qenë me epiqendër në detin Jon në një thellësi 1 kilometër nëntokë.
Lëkundjet sizmike janë ndier në ishullin e Zakyntho. Nga tërmeti nuk ka persona të lënduar dhe as dëme materiale. Gjatë javëve të fundit, ka patur tërmete të njëpasnjëshme që kanë rënë në detin Jon.