Shtyhen zgjedhet presidenciale në Afganistan, probleme në listat e votimit

E mërkurë, 26 December 2018 20:33

Zgjedhjet presidenciale në Afganistan, të planifikuara të mbahen në prill, do të shtyhen për disa muaj. Ky vendim është marrë pasi duhet t’i jepet kohë rregullimit të disa problemeve teknike që u paraqiten gjatë zgjedhjeve parlamentare të tetorit,

“Duhet më shumë kohë për të verifikuar listat e votimit dhe për të trajnuar personelin” tha Abdul Aziz Ibrahimi, zëdhënës i Komisionit të Pavarur zgjedhor.

Zgjedhjet parlamentare ishin të “çrregulluara” pasi anëtarët e stafit të komisionit zgjedhor, të trajnuar për sistemin biometrik, nuk u paraqitën në qendrat e votimit dhe si pasojë një numër i madh i votuesve të regjistruar nuk i gjetën emrat e tyre në listat e votimit. Zgjedhjet e fundit presidenciale në Afganistan, të mbajtura në vitin 2014, u karakterizuan me polemika dhe pretendime për mashtrim zgjedhor. Dy kandidatët kryesorë, Ashraf Ghani dhe Abdullah Abdullah, zhvilluan një betejë të pasigurtë zgjedhore.

Login to post comments