Dënohet gazetari rus

E Enjte, 27 December 2018 08:32

Një Gjykatë në Rusi e dënoi më gjashtë vjet burg gazetarin, Aleksandar Valov, pasi e shpalli fajtor për zhvatje. Gazetari Valov i ka mohuar akuzat.

Aleksander Valov që ishte themelues dhe shef i blogut “BlogSochi”, i cili tani nuk është më në funksion, është dënuar nga gjykata e qarkut në Lazarev në Soçi më 26 Dhjetor.

Gjyqi e urdhëroi të paguajë rreth 10 mijë Dollarë. Valov u arrestua në Janar, nën akuzat se ka tentuar të zhvasë rreth 4300 dollarë nga Jurija Napso, anëtar i dhomës së ulët të parlamentit rus. Avokati i gazetarit, deklaroi se gjykimi ishte shumë i ashpër, citojnë mediat ruse. 

Login to post comments