Pas gati dy vite në presidencë Donald Trump e ka bërë vizitën e tij të parë në një zonë lufte në Irak. Vizita e paparalajmëruar një ditë pas Krishtlindjes erdhi pasi presidenti amerikan u përball me një presion në rritje nga forcat ushtarake atje.
Ky udhëtim edhe një javë pasi presidenti i habiti këshilltarët e tij të sigurisë kombëtare duke njoftuar se ai do të tërhiqe trupat amerikane nga Siria fqinje, ku ata kanë luftuar militantët e Shtetit Islamik, duke shkaktuar dorëheqjen e sekretarit të mbrojtjes Jim Mattis. Trump bëri një fluturim të fshehtë 11 orësh në Air Force One. Ai u shoqërua nga zonja e parë, Melania Trump, dhe këshilltari i sigurimit kombëtar, John Bolton.
I pyetur nëse kishte shqetësime për udhëtimin, presidenti u tha gazetarëve: “Kam pasur shqetësime rreth institucionit të presidencës. Jo për vete personalisht. Unë kam shqetësime për zonjën e parë, unë do t’ju them. Por nëse do të kishit parë atë që kaluam në avionin e errët, me të gjitha dritaret e mbyllura, pa dritë. Unë kam qenë në shumë aeroplanë por këtë herë ishte ndryshe.
Presidenti kaloi rreth tre orë e gjysmë në bazën ajrore të al-Asad në Irakun perëndimor, por nuk e vizitoi Bagdatin. Ai u takua me krerët ushtarakë amerikanë. Një takim i planifikuar me kryeministrin e Irakut, Adil Abdul-Mahdi, u anullua.
Burimi: The Guardian