Një alarm për bombë ka tronditur të gjithë Athinën. Mediet greke bëjnë me dije se në adresë të televizionit ANT1 ka mbërritur një telefonatë, (Rreth orës lokale 20:00) ku ka paralajmëruar se pas një ore do të ndodhtze një shpërthim.
Pas kësaj, policia ka rrethuar ndërtesën dhe po ushtron kontrolle për gjetjen e ndonjë pakoje apo lënde eksploziv, ndërsa po kërkohet edhe me anë të qenve të specializuar në zbulimin e eksplozivëve.
Kujtojmë se kjo telefonatë vjen pas shpërthimit në kanalin televiziv Skai dhe kishën Shën Dionisi në qendër të kryeqytetit është shtuar gatishmëria kundër sulmeve të vazhdueshme terroriste në Athinë.