Acari siberian ‘pushton’ Europën, viktimat e para

Saturday, 05 Janar 2019 20:45

Moti i keq ka goditur thuajse të gjithë Europën. Në Poloni tre metereologë mbetën të bllokuar nga dëbora në një stacion në malet Tatra. Ata arritën të shpëtonin duke gërmuar me duar dhe duke zbritur në luginë.

Një grua e moshuar ndërroi jetë në një ambulancë të bllokuar në dëborë, në komunën Kaltaniseta në Siçili. Ajo nuk mundi t’i mbijetojë të ftohtit dhe pësoi një krizë kardiake.

Në Greqi gjithashtu numërohen viktima si pasojë e motit të keq. Një grua u gjet e pajetë brenda makinës së saj në rajonin e Oraiokastro, pranë Selanikut. 2 persona të tjerë rezultojnë të zhdukur prej së premtes.

Acari i ardhur nga Rusia, ka përfshirë gjithashtu Francën, Britaninë e Madhe dhe gadishullin Iberik.

Login to post comments