Fuqia e rrjeteve sociale, 18-vjeçarja saudite nuk do të depërtohet

Hënë, 07 Janar 2019 15:36

Një vajzë e re saudite u mbyll në një dhomë hoteli, pranë aeroportit kryesor të Bangkokut, e nuk dilte prej andej nga frika se autoritetet tajlandeze të emigracionit do ta kthenin mbrapsht.

Vajza 18-vjeçare këmbëngulte se jeta e saj do të ishte në rrezik, nëse do ta dërgonin pranë familjes së saj abuzive.

Vajza postoi fotografi të vetes dhe të pasaportës në Twitter, e kërkoi “status refugjati” nga çdo vend që mund ta mbronte prej vdekjes, për shkak të braktisjes së fesë së saj dhe prej torturave të familjes.

Fillimisht ajo duhej të kishte fluturuar drejt Australisë, por u kthye në Tajlandë, e aty në aeroport – siç thotë, – e prisnin zyrtarë sauditë.

Falë medieve sociale, adoleshentja arriti ta bënte rastin e saj të diskutohej në mbarë botën dhe zyrtarët tajlandezë deklaruan se nuk do ta deportojnë.

Login to post comments