Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në një shkollë fillore në Pekin. Një burrë ka hyrë brenda ambienteve të shkollës, ku ka plagosur plot 20 nxënës me thikë.
Mësohet se 3 prej tyre kanë marrë plagë të thella në trup dhe janë në gjendje të rëndë. Ngjarja e rëndë ka ndodhur ditën e sotme rreth orës 11:15 në lagjen Xicheng të Pekinit.
Ambulanca mbërriti menjëherë në vendngjarje, ku dërgoi menjëherë nxënësit në spital për të marrë trajtim mjekësor.