Katër persona kanë humbur jetën pas një shpërthimi në një pastiçeri në Paris. Dy nga viktimat janë zjarrfikës, që po hetonin për rrjedhjen e gazit që solli shpërthimin e fuqishëm. Në momentin kur ndodhi shpërthimi, pastiçeria po shërbente mëngjes për klientët. Të paktën 36 persona mbetën të plagosur. Një dëshmitar tha se shpërthimi ishte shumë i fuqishëm, sa u duk se ishte një tërmet. Hetimet po vazhdojnë, ndërkohë që ngjarja vjen pak përpara nisjes së protestave të radhës në Paris.