Trump paralajmërim Turqisë: Do të shkatërrojmë ekonomikisht

Hënë, 14 Janar 2019 12:12

Presidenti i SHBA-se, Donald Trump paralajmëroi ashpër Turqinë se do ta shkatërrojë  ekonomikisht nëse sulmon forcat kurde mbas tërheqjes së trupave amerikane nga Siria, duke i kërkuar gjithashtu kurdëve të mos “provokojnë” Ankaranë.

The Telegraph i referohet shenimit te Presidentit amerikan ne Twitter, ne te cilin ka thënë se ai nuk dëshiron edhe provokim nga ana e kurdëve ndaj Turqisë.

Diplomati i tij kryesor Mike Pompeo është në një turne rajonal per te pasur nen kontrol tensionet mes palave. Ai gjithashtu kërkoi të risiguronte aleatët kurdë të Uashingtonit në luftën kundër ISIS, të cilët kanë frikë se largimi i trupave amerikane do të lejonte Turqinë t’i sulmonte ata.

Turqia kishte reaguar me zemërim ndaj sugjerimeve se plani i Trump për të tërhequr trupat ishte e kushtëzuar me sigurinë e luftëtarëve kurdë të mbështetur nga SHBA, të parë nga qeveria turke si terroriste.

“Do ta shkatërrojë ekonomikisht Turqinë nëse godasin kurdët,” tha Trump. Forcat amerikane kanë luftuar së bashku me milicinë kurde në veri të Sirisë kundër militantëve të grupit ekstremist, Shteti Islamik (IS).

Mirëpo Turqia i konsideron pjesëtarët e Njësiteve kurde për Mbrojtjen e Popullit (YPG) si terroristë.

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan është deklaruar me zemërim për mbështetjen amerikane ndaj këtij grupi dhe ka premtuar se do ta shkatërrojë atë.

Komentet e Trumpit të dielën kanë ardhur pas kritikave që ka pranuar presidenti amerikan kur ka njoftuar për tërheqje të trupave amerikane nga Siria. Konflikti në Siri ka nisur më 2011 derisa SHBA-ja është përfshirë në të më 2015.

Modifikuar më Hënë, 14 Janar 2019 12:19
Login to post comments