Deputetët britanikë po përgatiten të votojnë nëse do të mbështesin marrëveshjen e Theresa May për largimin nga Bashkimi Evropian.
E ashtuquajtui "votim domethënës" do zhvillohet më vonë, pasi debatit 5 ditor mbi Brexit i erdhi fundi.
May ka kërkuar që politikanët të mbështesin marrëveshjen e saj ose të rrezikojnë "të lënë njerëzit britanikë në tatëpjetë".
Por shumë deputetë të saj pritet të bashkohen me partitë opozitare për të votuar kundër marrëveshjes, e cila pritet gjerësisht të hidhet poshtë.
Prokurori i Përgjithshëm, Geoffrey Cox do të hapë ditën e fundit të debatit rreth orës lokale 12:50, ndërsa do mbyllet nga kryeministrja gjatë një fjalimi rreth orës lokale 18:30.
Ndërsa votimi do nisë në orën 19:00, me amendamentet që mund të riformësojnë marrëveshjen dhe pastaj me votimin mbi vetë marrëveshjen e tërheqjes.
Kryeministrja do i drejtohet kabinetit të saj mëngjesin e së martës, pasi u përpoq mbrëmjen e së hënës për të fitua mbështetjen e deputetëve të Tory për marrëveshjen e saj, që i përfshin të dyja, marrëveshjen për kushtet e tërheqjes që Britanisë nga BE dhe një deklaratë politike për marrëdhëniet e ardhshme mes tyre.