Farat e pambukut të marra në Hënë nga misioni kinez Chang'e-4, kanë mbirë. Lajmi është njoftuar nga Administrata Kombëtare Hapësinore e Kinës. Kjo është hera e parë që një lëndë biologjike është zhvilluar në Hënë dhe po shihet si një hap i rëndësishëm drejt eksplorimit hapësinor afatgjatë.
Chang'e 4 është misioni parë që është ulur dhe ka shqyrtuar anën e errët të Hënës. Sonda preku Hënën për herë të parë më 3 janar dhe mban me vete instrumente për të analizuar gjeologjinë e rajonit të pashkelur.
Bimët janë rritur në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës më parë, por kurrë në Hënë.