Duka i Edinburgut, Princi Philip është aksidentuar teksa ishte duke ecur me makinë. Mësohet se 97-vjeçari nuk u plagos por u trondit nga aksidenti. Pallati Mbretëror deklaroi se në aksidentin rrugor ishte përfshirë dhe një automjet tjetër. Policia nisi hetimet për këtë rast.
Princi Philip, bashkëshorti i Mbretëreshës, është tërhequr nga jeta publike dhe nga funksionet e tij në Gusht të vitit 2017. Pallati Mbretëror llogariti se që nga viti 1952, Duka i Edinburgut ka kryer 22.219 angazhime publike. Në Prill të vitit të kaluar, ai iu nënshtrua një operacioni në spital që përfundoi me sukses.