Dyshohet se financonin terrorizmin, arrestohen 43 persona në Bullgari

Premte, 18 Janar 2019 19:51

Në Bullgari janë arrestuar nga policia 43 persona pasi dyshohen se kanë financuar terrorizmin. Rrjeti dyshohet se ka dërguar para jashtë vendit, nëpërmjet sistemit tradicional mysliman Hawala, i cili përdor ndërmjetësit individualë në vend të bankave. Prokurorët thanë se njëri nga të arrestuarit është shtetas sirian, me banim në Bullgari.

“Hetimi ka të bëjë me krimet e lidhura me financimin e terrorizmit. I dyshuari kryesor ka qenë në kontakt dhe ka financuar persona të angazhuar për sigurimin e logjistikës për organizatat ndërkombëtare terroriste”, tha zëvendësi i kryeprokurorit, Ivan Geshev.

Po kështu policia policia ka kryret kontrolle në më shumë se 50 vende dhe 26 makina në shtatë qytete të Bullgarisë.

Login to post comments