Laburistët tregojnë cilat janë opsionet e Britanisë

Diel, 20 Janar 2019 16:50

Partia Laburiste ka deklaruar se opsionet e vetme të Britanisë janë një referendum i dytë i Brexit ose krijimi i një marrëdhënie të ngushtë ekonomike me Bashkimin Evropian.

Zëdhënësi i Brexit për Partinë Laburiste, Keir Starmer, i tha BBC se ai ishte i hapur për të zgjeruar nenin 50 nëse kjo do të thoshte se Britania mund të shmangë largimin nga BE pa një marrëveshje.

Kryeministrja Theresa May kthehet në parlament të hënën për të bërë një deklaratë se si do të vazhdojë largimi i Britanisë nga Bashkimi Europian pasi marrëveshja e saj u hodh poshtë nga ligjvënësit javën e kaluar.

Ndërkohë kryeministrja ka nisur bisedimet me kundërshtarët e marrëveshjes së saj për të gjetur një rrugëdalje. Nga ana tjetër, kreu i Partisë Laburiste i ka kërkuar May të japë dorëheqjen dhe të mbahen zgjedhje të parakohshme.

Modifikuar më Diel, 20 Janar 2019 18:09
Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...