Matthew Nimetz kërkon të zbatohet Marrëveshja e Prespës

Hënë, 21 Janar 2019 10:32

Në një deklaratë lëshuar në Nju Jork, Matthew Nimetz, i Dërguari i Posaçëm i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së kërkon që të bëhen hapat e tjerë për zbatimin e marrëveshjes së Prespës.

Nimetz thotë në deklaratën e lëshuar të dielën (20.01), në Nju Jork, se ka marrë një kopje të Notës Verbale që qeveria e Maqedonisë i ka dërguar asaj të Greqisë, për ta informuar se ka përfunduar nga ana e saj procedurat e nevojshme kushtetuese për futjen në fuqi të Marrëveshjes së Prespës.

Në deklaratën e Nimetz, thuhet se „pas njoftimit nga Maqedonia për ndryshimet kushtetuese dhe procedurat ligjore për futjen në fuqi të marrëveshjes, pritet nga Greqia që të shqyrtojë dhe procedojë me ratifikimin e marrëveshjes.” "Unë pres përfundimin e procesit të kërkuar nga Marrëveshja", thotë Nimetz, i cili ka asistuar më 17 qershor 2018, në nënshkrimin e Marrëveshjes së Prespës. Ashtu si edhe në të kaluarën, përfundon ai deklaratën, OKB mbetet e angazhuar të punojë me të dy palët për t' i dhënë fund diferencave midis tyre.

Matthew Nimetz, diplomat amerikan nga Nju Jorku, ka ndërmjetësuar në bisedimet midis Greqisë dhe Maqedonisë që nga viti 1999, si i Dërguar i Posaçëm i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB, në atë kohë Kofi Annan. Nimetz, ka qenë i përfshirë në procesin e bisedimeve midis Greqisë dhe Maqedonisë që nga marsi i 1994.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...